Inter i jep “gaz”, në ditët në vijim pritet takim zyrtar për Asllanin

Inter është duke u treguar shumë serioz për shërbimet e Kristjan Asllanit dhe është gati të përshpejtojë negociatat.

Sipas raportimeve italiane, informacionet në lidhje me interesimin e Milanit dhe Newcastle e bindën CEO-n e Interit, Marotta, të bëjë lëvizjet e para zyrtare në lidhje me mesfushorin e kombëtares shqiptare.

Një takim mes drejtuesve të zikaltërve dhe Empolit është planifikuar ditët në vijim në përpjekje për të mbyllur këtë marrëveshje në mënyrë zyrtare./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.06.2022 19:27