Agjenti i Asllanit “thumbon”Milanin pas marrëveshjes me Interin: Interesi i Milanit? Jemi këtu dhe më mirë nuk ka

Ka zgjatur rreth një orë takimi i djeshëm në selinë e zikaltërve mess drejtuesve të Interit ku ndodhej edhe presidenti Steven Zhang, dhe agjentëve të Kristjan Asllanit.

Gjatë këtij takimi palët kanë rënë dakort për shifrat dhe kontratën e Asllanit, tashmë mungon vetëm zyrtarizimi pasi mesfushori shqiptar është një lojtar i Interit.

Pas këtij takimi, agjenti i talentit është pyetur nga gazetarët se përse u zgjodh Interi pas gjithë atyre klubeve që e kërkonin si Milan, Leicester, Newcastle etj.

“Ju informojmë se Empoli dhe Interi kanë rënë dakort dhe kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Asllanit.

Në ditët në vijim do të shohim edhe për firmën e tyre. Pse jo ndonjë ekip tjetër? Po sepse ku ka më mirë se Interi ?!”/ h.ll/albeu.com

Shtuar 18.06.2022 07:59