Insigne i thotë lamtumirë Napolit, transferohet në Toronto

Një ofertë faraonike ka ardhur për Insignen nga Toronto.

Pas 10 vitesh me klubin e Napolit, Insigne i thotë lamtumirë klubit italian për të shkuar në MLS. Sulmuesi do të largohet nga Napoli sepse nuk gjeti një gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës.

Nga ana tjetër, Toronto i ka ofruar kontratë pesë vjeçare për të cilën ai do të përfitojë 9,5 milion euro në sezon, një shifër që nuk mund të refuzohej nga 30-vjeçari.

Për Insignen dhe Napolin është një lamtumirë e dhimbshme, pasi lojtari ishte idhulli i tifozerisë napolitane.

Sipas “Sportmediaset”, lojtari do t’i bashkohet klubit tij të ri në qershor./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.12.2021 11:40