Iniesta ka besim se Barcelona do ta fitojë La Ligën këtë sezon

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta, është i bindur se ish-skuadra e tij do të fitojë La Ligën në sezonin 22/23.

“Ekipi është në një pozitë të shkëlqyer në La Liga. Edhe pse ka ende shumë ndeshje përpara, jam i sigurt që Barcelona do ta fitojë kampionatin”, tha Iniesta për Marca.

Ai shtoi se eliminimi nga Champions League ishte një goditje për katalanasit, por Barcelona vazhdon të luajë në garat e tjera dhe skuadra ka një trend pozitiv.

Para rifillimit të kampionatit të Spanjës, Barcelona mban vendin e parë me  37 pikë . Konkurrenti kryesor i katalanasve, Real Madrid është në vendin e dytë, me 35 pikë.

Në Europa League, Barcelona do të luajë me Manchester United në 1/16 finale. /G.D albeu.com/


Shtuar 24.12.2022 22:20