Lazio e luajti miqësoren e fundit ndaj Padovas në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ardhshëm.
Mirëpo, sipas “Tuttomercatoweb.com”, futbolli i ngadaltë dhe i parashikueshëm i Lazios është duke e vënë nën presion Taren që të bëjë disa transferime që i ka kërkuar Maurizio Sarri.
Sarri ka kërkuar Toma Basic nga Bordeaux dhe Filip Kostic në mënyrë që të mund ta ekzekutojë futbollin e shpejtë të cilin e kërkon, i cili njihet me emrin “Sarri Ball”.
Mirëpo për ta bërë këtë duhet financime, largimet e mundshme mund të jenë Correa i cili kërkohet nga Inter dhe Everton dhe Muriqi i cili kërkohet nga Frankfurti dhe Valencia.