Immobile në dyshime të forta ndaj Marseille-s

Sarri duhet të zgjidhi ëështjen e sulmit mbrëmjen e sotme.

Ciro Immobile ka lënë stërvitjen pasi kishte shqetësime tek gjuri dhe është distancuar nga pjesa e grupit duke punuar vetëm rreth 15 minuta. Më pas sulmuesi italian ka shkuar në dhomat e zhveshjes ku ka kryer dush dhe është larguar.

Sipas “CorrieredelloSport”, Sarri është në dyshime të mëdha por gjithësesi ai e ka future në listën e të grumbulluarëve për sfidën në Francë, por për ta aktivizuar apo jo , do të ta vendosë në minutat e fundit përpara ndeshjes./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.11.2021 11:29