Immobile largohet nga grumbullimi me Italinë, Mancini e zëvendëson me këtë lojtar

Ciro Immobile nuk ia del dhe lë grumbullimin e Italisë së Roberto Mancinit, qe po përgatitet për ndeshjet me Zvicrën dhe Irlandën e Veriut.

Kontrollet diagnostike të kryera pasditen e sotme kanë nxjerrë në pah një vuajtje që prek muskulin e shputës se këmbës së majtë që daton më parë, në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Në vend të sulmuesit të Lazios është thirrur Gianluca Scamacca i Sassuolos, i cili iu bashkua kombëtares në mbrëmje në Coverciano.

Sa i përket pjesës tjetër të grupit, Nicolò Barella dhe Giorgio Chiellini nuk kanë kryer stërvitjen e sotme dhe kanë vazhduar trajtimet e nevojshme pas dëmtimeve përkatëse të akuzuar në xhiron e fundit të kampionatit.

Mesfushori i Interit dhe kapiteni i Juventusit mbeten në grup për të vlerësuar disponueshmërinë e tyre në ditët në vijim.

Sakaq, ka balotazh ne mesfushe mes Locatellit dhe Tonalit, me lojtarin e Juventusit ne avantazh.


Shtuar 10.11.2021 08:54