“Milinkovic nga 33 asistime në total për Lazion ka bërë 23 për mua? Sergej është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai dhe Luis Alberto më njohin njësoj sikur më njeh gruaja ime.
Ata kanë shumë meritë në golat e mi në vitet e fundit.”
Këto kanë qenë fjalët e Immobile në mikrofonat e “DAZN” pas fitores kundër Veronës. Kapiteni i ekipit kryeqytetas shënoi golin e parë pas një asistimi nga Milinkovic-Savic.
“Nuk mësohesh kurrë me golin. Kjo është rritja që prisnim nga vetja. Të luahs në Evropë është e vështirë, të merr energji, por klubi na ka ndihmuar shumë duke investuar në treg. Tifozët? Ata po bëjnë këtë rrugëtim me ne, janë të mrekullueshëm., ata janë thelbësorë”, u shpreh sulmuesi italian./h.ll/albeu.com