Igli Tare flet për të ardhmen dhe vlerëson Juventusin: Dua të rikthehem!

Igli Tare ishte i ftuari special mbrëmë në “Sky Italia” në emisionin dedikuar transferimeve të lojtarëve. Për ish-drejtorin sportiv të Lacios goditjen më të rëndësishme deri më tani e ka bërë Juventusi me afrimin e Kerpen Turam. Sipas Igli Tares, mesfushori francez do të jetë “surpriza e kampioantit italian”.

Në lidhjen e bërë nga Tirana, Tare tregoi diçka më shumë rreth së ardhmes ku pranoi se i mungonte shumë puna e përditshme, të cilën ka bërë për shumë vite në Romë.

“Kur do të kthehem? Është një pyetje e bukur, por as unë nuk e di të jap një përgjigje të saktë. Dëshira sigurisht që nuk më mungon, por nga ana tjetër nuk dua që të sforcoj gjërat pasi po pres për një projekt të rëndësishëm. Një projekt, i cili të më motivojë. Dëshira është e madhe që të rikthehem”, tha Tare.


Shtuar 23.07.2024 14:39

Tags: