Sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është kthyer të stërvitet normalisht me skuadrën ditën e sotme dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Manchester United.
39-vjeçari gjithashtu u rikthye te Kombëtarja e Suedisë, derisa ka kryer stërvitjen e plotë me skuadrën e Stefano Piolit.
Suedezi ishte jashtë fushës që nga fitorja ndaj Romës në Seria A dhe ka qenë i vështirë që të zëvendësohet.
Sipas Sky Sport Italia, sulmuesi që ka kontribuar me 14 gola në 14 ndeshje pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj ish skuadrës, Manchester United.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 1 – 1, ndërsa fituesi i ndeshje do mësohet në “Old Trafford”. /albeu.com/