Ibrahima Konate dha një përgjigje të qartë kur u pyet nëse Liverpooli do të nënshkruaj me Kylian Mbappe pas vendimit të tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germaini.
Mbappe do të largohet nga Parisi në fund të sezonit atëherë kur kontrata e tij do të skadojë, dhe këtë vendim tashmë ia ka komunikuar edhe presidentit Nasser Al-Khelaifi.
i lidhur me një transferim të Mbappes gjatë viteve të fundit dhe tani pas fitores ndaj Brentfordit të shtunën, Konate u pyet rreth situatës së bashkëkombasit të tij.
“Me gjithë respektin a mendoni se ai do të vijë tek Liverpooli? Ne nuk mendojmë për të, ne të gjithë e dimë se ku do të shkojë ai”, ka thënë Konate me buzëqeshje.
Konate me këto fjalë duket se i referohet Real Madridit, të cilët janë favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e Mbappes këtë verë.
Mbappe i cili është pjesë e PSG-së që nga 2017, duket se do të transferohet tek gjiganti spanjoll të cilët e kanë ndjekur atë tash e disa vite.
Reprezentuesi francez ka shënuar 243 gola në 290 paraqitje në të gjitha garat për parisienët, ndërsa këtë sezon 31 gola mbajnë emrin e tij. /Telegrafi/