Talenti i Barcelonës, Ansu Fati do mungojë edhe për dy muajt e ardhshëm, pasi do operohet sërish në gju.
Spanjolli e nisi këtë edicion në mënyrën më të mirë duke shkëlqyer në ndeshjet e parë dhe ishte titullar i padiskutueshëm te katalunasit.
Por, pastaj pas një lëndimi, Fati këputi ligamentet dhe u detyrua të operohet në gju.
Fillimisht, pritej të rikthehej në prill, por shërimi nuk shkoi ashtu sipas pritshmerive.
Sipas Mundo Deportivo, Fati vazhdon të këtë probleme dhe do operohet të enjten e radhës.
Qëllimi i operimit është t’i zgjedhë problemet e gjurit njëherë e mirë.
Ky operim do bëhet nga doktorët e Kombëtares së Portugalisë dhe do mungojë në dy muajt e ardhshëm.