Barcelona pas aktivizimit të levës së katërt regjistroi në skuadër Lewandowksin, Kessie, Christensen, Raphinan, Roberton dhe Dembele, por jo Jules Kounde.
Kounde është lojtari i fundit që i është bashkuar Barcelonës nga skuadra e Sevillas.
Duke ditur problemet ekonomike të Barcelonës, mbrojtësi rrezikon të largohet falas në përfundim të merkatos, nëse katalanasit nuk gjejnë një zgjidhje.
Situata për francezin duket e komplikuar, por mbetet të shihet se çfarë veprimesh do të ndërmarrë klubi për të regjistruar lojtarin e fundit./albeu.com