Shqipëria është mposhtur me rezultatin 0 me 1 nga Spanja. Humbje që e mbyll rrugëtimin e kuqezinjve në Euro 2024 si vend i fundit i grupit B me 1 pikë.
Në fundin e ndeshjes foli për Klan TV Berat Gjimshiti.
“Janë shumë gjëra, nuk di ku ta filloj. E filloj nga ekipi dhe stafi. Jam i lumtur përsa i përket performancës në fushë, jo për ndeshjen e parë sepse emocione. Me kroatët meritonim fitore, dhe sot barazim ishim në lojë. Falenderoj gjithë tifozët që na kanë përkrah kaq shumë.
Gjëja më e rëndësishme të shihnim përpara. Kemi bërë disa gabime, po kjo është eksperiencë që të rrit. Kemi shumë për herë të parë në Europian siç jam dhe unë”, u shpreh Gjimshiti.