Roma arriti mbrëmjen e djeshme të prekte finalen e Conference League e cila do të luhet në Tiranë më 25 maj dhe në stadiumin “Air Albania”. Ekipi kryeqytetas ka hasur shumë vështirësi gjatë këtij rrugëtimi ku një nga ato të cilat do të mbetet në mendjen e tyre gjatë ishte humbja në Norvegji ndaj Bodo/Glimt me rezultatin e turpshëm 6-1. Në atë ndeshje Roma kishte vetëm 166 tifozë të cilët e mbështetën deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
? I 166 abbonati che c’erano quella sera, hanno un posto garantito a Tirana ?️
? https://t.co/t31Gdt5otz#ASRoma #UECL pic.twitter.com/kk5ATAV4YL
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 5, 2022
Dje ata siguruan biletën për në finale, por klubi nuk mund të harronte 166 “mercenarët” të cilët “mbijetuan” në atë natë të turpshme. Klubi i Romës ka bërë gjestin fisnik duke njoftuar se 166 tifozët të cilët ishin në atë ndeshje në Norvegji, do të kenë një biletë falas në finalen e Conference League, në Tiranë.
Ky veprim është bërë në shenjë falënderimi për besnikërinë e tyre për klubin./ h.ll/albeu.com