Humbi në finale kundër Real Madrid, artikulli personal i shkruar nga Max Allegri në 2017

Pas finales së humbur në vitin 2017 ne Cardiff kunder Real Madrid, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, kishte shkruar artikullin per platformen e famshme ”The Players Tribune”, ku kishte folur reth finales në Cardiff dhe rrugës së tij se si ështe bërë trajner.

“Kur e pashë qe goditja e Mario Mandzukic shkoj mbi portjerin e Realit, kam thënë në vete, ”Ndoshta”. Pastaj topi hyri në gol dhe mendova: ” Okej, ky eshte shansi ynë.” Lojtarët tanë kanë treguar teknikë të veqantë në zhvillimin e aksionit, ndërsa goditja përfundimtare e Mario Mandzukic ishte fantastike. Mendoj se një gol i tillë kurr më nuk do të përseritet. Ajo ishte magjia që të nevoitët për ta fituar Ligën e Kampionëve. Nuk duheni te jeni vetem te mëdhenj, por edhe te veqantë. Ne kishim lojtar të veqantë, por Real Madrid kishte më shumë të tillë.”

Në pjesen e dytë e dija se nuk kemi ”armatimin” e duhur dhe kishim shumë mangesi per dallim nga kundërshtari. Ate ndeshje kishim dy lojtar te cilet mezi hecnin nepër fushë, ndërsa Real Madrid ka luajtur nje ndeshje shume të menqur. Ishin shumë të qetë dhe të shliruar. Për të shkuar ne finale ju duhet talent dhe fat, ndërsa finalën e fiton më i forti, dhe ate natë e kuptova se Real Madrid ishte me i mirë. Ishte shumë e thjeshtë. Jemi larguar nga Cardiff dhe jemi rikthyer ne Itali.

Te nesermën pasi jemi rikthyer ne Itali, i kam bërë vetes pyëtje shumë të veshtirë: A ishte ky fundi? A ishte ky maksimumi ku mund ta dërgoj skuadren? Kam pyetur vetën se a ishte ky fundi i kapitullit tim ne Juventus. Nje pjese e imja mendonte që të hënën të shkoja në zyrat e klubit për të dhënë dorëheqje. Pastaj e pyeta vëten se pse u bëra trajner. Isha i detyruar te kthehem në kohën kur kisha 14 vite, aty më është bërë gjithcka më e vështirë. Kur isha fëmi, jeta ime ishte shumë e thjeshte. Isha një fëmi i urtë dhe i lumtur. Por, nuk mësoja, prindërit më detyronin të mësoj përndryshe me thonin se do të deshtoj ne jetë. E kam urryer atë ndjenje. I thoja vetës se nuk mund te bëhem një nxënës i mire, por besoja se mund te bëhem drejtor i shkolles një ditë. Ndoshta cdo trajner ka ëndrren te behet drejtor shkolle, nuk e di.

Edhe kur luaja ne fushë si lojtar, deshiroja të jem kryesori, te drejtoj gjithcka. Isha kokëfort dhe i papërmirësueshëm. Kisha shumë probleme me trajner, jo për shkak te kohës ne fushë, por per shkak se deshiroja te drejtoja gjithcka. Gjithashtu edhe kur jam bërë trajner, e kam refuzuar punën time të parë. Ishte klubi i quajtur Pistoiese, para 20 viteve, sepse nuk dëshiroja te qëndroja në klasë. Rregullat ishin ashtu që isha i detyruar të shkoja një muaj në shkollë nga 5 orë per ta fituar licensën e trajnerit. Ne ate kohë mu rikthyen ndjenjat e një 14-vjecari, ishte përseri një ndjenjë e tmerrshme.

Ne vend se te shkoj ne Pistoiese, shkova ne Coverciano, ku kisha mundesine ta fitoja licensen per 15 dite. Isha i detyruar te qendroja ne shkolle vetem 2 ore, ndersa kohen e mbetur kam stervitur. Ndoshta isha kokefort, por ashtu je i detyruar te jesh. Tani loja ndryshoj. Ne media flitet vetem per formacionet, ata flasin per matematike. 3-5-2, 5-4-1, 4-3-2-1 ” Mister, cilin formacion do ta perdorni, duhet te na tregoni..” Ne fushe eshte shume me e komplikuar, 3-5-2 mud te behet 3-5-2 kur keni topin, por kur nuk e posedoni ndoshta ju nevoitet formacioni 5-4-1. Ajo cfar eshte e rendesishme eshte forma, disciplina dhe instikti. Kur nuk besoj ne keto 3 qe i kam permendur, ate here me se shumti gaboj. Si trajner, me se shumeti mesohet nga gabimet.

Kur mendoj në momentin me te rendesishem të karrieres sime, ajo nuke ka lidhje me fitmin e Scudettos apo Uefa Champions League. Ishte dita kur hyra në zyret e Milanit dhe me dhane dorëheqjen. Nuk ishte një befasi, e dija se do të shkarkohëm. Me është thënë drejtë në fytyrë se do të shkarkohëm, dhe ishin shumë të drejtë me mua. Jeni te vetëdishëm se është një pjese normale e jetës së një trajneri, por thell në zemër mendon se ke deshtuar. Kur u largova nga Milan e kisha ndjenjen se kam deshtuar në punën time, nganjëherë mendojnë se jam shume njeri i ftohte, por ajo është zgjidhja ime. Si trajner, duhet te jeni në distance me të gjithë.

Kur erdha në Juventus, nuk deshiroja të ndryshoja asgjë në fillim. Klubi kishte shume suksese me Conten. Pastaj erdhen lojtarët e ri dhe isha i detyruar ti përshtati në menjyrë që të bëhemi më të forte në sulm dhe te jemi më fleksibil taktikisht. Në ate sezon, të gjithë te bashkuar, kemi shkuar në finalen e Liges se Kampioneve kunder Barcelonës. Ishte si një natë e hapjës se operës ”La Scale”. Të gjithë na shikonin, atmosfera, emocionet gjithcka ishte magjike, sikur opera, vetem ta kishim fituar trofeun. Ishim te gjithë shumë të dëshperuar, por e mira ishte se opera luhet cdo vitë dhe gjithmone mund te mësoni dicka të re.

Para finalës së 2017, nuk flija me netë të tëra duke studiuar dhe përgaditur taktikat për skuadrën, mendoja se kam gjithcka për ta fituar trofeun, por në fund kuptova se në të vërtetë ishte vetëm dëshira ime e madhe, sepse në te vërtetë Real Madrid ishte shumë me cilesore se ne. Keto jane cilësite e mia. Ne kete nivel te futbollit, ka shumë presion, dhe mendoj se ashtu duhet të jëtë. Nuk dua te jem vetëm trajner, dua që lojtaret e mi të jenë të menqur dhe më të sukseshëm. E di se kam shumë per të dhënë si trajner, por gjithashtu edhe per te mësuar. Ate natë vendosa te vazhdoj me Juventusin.

Filloj sezoni i ri, me mundësi të reja. Shumëcka është thënë në media për këtë skuader, cfar të bëjmë, cfar të mos bëjmë. E shikoja Buffonin dhe Dybalan. Ata më janë simbolët e këtij Juventusi. Dybalen e shoh sikur një fëmi inteligjent i cili do te shkoj ne klas të parë. Buffon, si kampion bote, do ta merr master diplomen. Njëri e ka karrierën para vetes, dhe tjetrit i cili po i vie fundi karrierës. Njëri i cili ka dëshirë të dëshmohet se meriton të jetë në maje të futbollit Europian, tjetri i cili vetëm se eshte i madh dhe dëshiron ta mbyllë karrierën në maje me krenari.

E di se eshte vështirë ti largojmë plagët nga Cardiff. E di se mund ta bëjmë një sezon të madh. E di se mund te jemi të shkëlqyëshëm edhe në Ligen e Kampioneve. E di si do të jetë cdo mengjes në Juventus, i nesërmi, i pasnesërmi, e njoh cdo mengjes. Tani duhët te vazhdojmë me punën. Do të mundohemi të jemi përseri në hapje të operës. E mira e saj është se përseritet cdo vitë. ”

Shtuar 8.06.2021 12:06