Pse Haaland nuk iu bashkua Juventusit në vitin 2017 edhe pse kishin rënë dakord për një shumë të vogël

Erling Haaland i është bashkuar zyrtarisht Manchester City, por Juventusi mund të kishte nënshkruar me yllin norvegjez në vitin 2017 kur ai shkoi në Torino për të parë një ndeshje në “Allianz Stadium”.

Ylli i Borussia Dortmund ishte nën kontratë me Molde në atë kohë, por tashmë kishte tërhequr interesin e shumë klubeve në Evropë, përfshirë Juventusin.

Ai ishte një lojtar i panjohur për shumë tifozë të futbollit në atë kohë dhe disa vite më vonë, një foto nga ajo natë që tregonte Haaland të veshur me një kapele të Juventusit u bë virale.

Juventusi ishte gati të paguante 4 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, por sulmuesi refuzoi një lëvizje në Torino pasi Zonja e Vjetër kishte planifikuar ta huazonte ose ta linte të luante për një sezon në ekipin e tyre U23 në divizionin e tretë të Italisë.

“Gjërat duhet të vendosen në kontekst. Lojtarët e rinj mund të kenë frikë nga huazimi, ne ishim në fillim të projektit tonë U23 dhe ndoshta perspektiva që i ofruam atij nuk ishte shumë emocionuese”.

“Ndoshta ideja për të dalë në huazim nuk ishte ideale për një lojtar si ai. Ndoshta, sot gjërat do të ishin ndryshe”, kishte treguar drejtori i Juventusit, Federico Cherubini për Tuttosport në shtator.


Shtuar 11.05.2022 13:16