Allegri i frikësohet Napolit: Na duhen edhe 13 pikë për të arritur qëllimin

Juventusi do të luaj sërish në udhëtim, kësaj radhe e pret një përballje më e vështirë pasi luajnë me Napolin.

Pasi tani ndodhen shumë larg titullit të kampionit, Massimiliano Allegri është kthyer te objektivi i tyre i vjetër, që është një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Juventusit ka thënë se i duhen edhe 13 pikë deri në fund të sezonit për të arritur qëllimin që kishin para fillimit të sezonit.

“Duhet të marrim rezultat pozitiv sepse u bënë pesë vite që nuk fitojmë në Napoli, muaji shkurt nuk ishte i bukur. Kemi fituar vetëm ndaj Frosinones”.

“Shpresojmë që marsi të jetë më me fat, duhet të përmirësojmë fazën mbrojtëse sepse pësojmë shumë. Në Maradona ndeshjet nuk përfundojnë kurrë dhe nëse nuk jemi të vëmendshëm do të përfundojmë me kocka të thyera”, tha Allegri.

Krejt në fund ai foli edhe për të ardhmen e tij, duke thënë se nuk e mendon largimin nga Allianz Stadium.

“Kam një kontratë deri në vitin 2025 dhe drejtuesit do të ma komunikojnë nëse kanë një ide tjetër për të ardhmen. Mendoj se për të garantuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioëve na duhen edhe 13 pikë”, u shpreh Allegri. /Telegrafi/


Shtuar 2.03.2024 15:35