Marcelo Viera do të përfundojë kontratën e tij me Real Madridin në fund të këtij sezoni, e duket se rinovimi i saj nuk është në plan.
Edhe pse shumë klube janë të interesuara për transferimin e mbrojtësit Brazilian, tani në kokën e futbollistit është vetëm një mundësi, të kthehet në vendin e tij për të “varur këpucët” atje pas dy apo tre sezoneve.Vitin e ardhshëm Marcelo do të mbushë 34 vjeç, e do të përballet me fazën e fundit të karrierës së tij, rikthimi në ekipin në të cilin u formua do të ishte një ëndërr për të, siç konfirmohet nga burime pranë lojtarit.
Anësori i majtë është besnik ndaj fanellës së bardhë dhe nuk e sheh veten të asnjë ekip tjetër në Evropë. Tani që fundi po afron, dëshira e tij është të kthehet të klubi që e dërgoi atë në Bernabeu.
Drejtuesit e Fluminense tashmë po kërkojnë spondorë për t’u përballur me pagën e lojtarit për të qenë në gjendje të konfirmojnë rikthimin e djalit të tyre në shtëpi.