“Heshtje për shtyp”, ironia e Sulçes: Kampionati ynë prodhon paratë e botës, këtu po luhen interesat e të gjithë planetit (VIDEO)

I ftuar io përhershëm në “Ora Sport”, gazetari Altin Sulçe u ndal edhe te sjellja e klubeve të futbollit në vend karshi medias.

Duke mos kursyer ironinë, gazetari i kujtoi klubeve të futbollit se media është një partner i rëndësishëm i tyre.

“Është fut një mentalitet te klubet, heshtje shtypi. Se këtu, në kampionatin shqiptar është produkti më i madh evropian dhe botëror. Është kampionati që prodhon paratë e botës. Këtu po luhen interesat e të gjithë planetit dhe mos flasim për mediat, heshtje shtypi. Nuk e kuptoj!

Futbolli ka partnership me mediat. Dhe pa mediat, futbolli do të ishte një gjë që nuk do të kishte kuptim. Del një shtyp thotë “heshtje shtypi”, del tjetri “silence”, çudira nga më të mëdhatë.

I respektoj klubet, i respektoj presidentët, i respektoj të gjithë ata që marrin këto vendime por unë mendoj që media është një element shumë i rëndësishëm se ne e kemi parë edhe në mediat botërore, edhe në Angli, edhe vende të tjera dhe janë prezentë futbollistët të cilët prodhojnë shumë para. Kampionati ynë është shumë i varfër. Kampionati ynë, në sajë të mediave, gjithnjë është reklamuar në vlerë më shumë se çfarë është“, u shpreh ndër të tjera Sulçe.


Shtuar 14.03.2021 23:07