Hazard vendos për të ardhmen e tij para merkatos së janarit

Hazard ka kaluar një kohë të vështirë që prej kalimit te klubi spanjoll nga Chelsea në vitin 2019.

30-vjeçari ka zhvilluar vetëm 39 paraqitje në La Liga në këto dy vite, duke shënuar katër herë, që është statistikë e ulët në krahasim me rekordin e golave te “Blutë”, ku realizoi 85 gola në 245 ndeshje.

Kohëve të fundit ka pasur raportime që Hazard mund të largohet në janar, me Chelsea dhe Newcastle United të interesuar për belgun.

Sidoqoftë, Marca, raporton se belgu nuk e konsideron largimin nga Reali dhe është i gatshëm të luftojë për pozitën në vendin titullar.

Së fundmi, Ancelotti zbuloi se preferoi Rodrygon para Hazardit.


Shtuar 1.11.2021 17:52