Handanovic nuk bën “naze”, redukton pagën dhe qëndron edhe për dy vite zikaltër

Portieri i Interit, Samir Handanovic është një nga lojtarët kryesorë të zikaltërve. Gardiani slloven është pjesë e kampionëve të Italisë që prej vitit 2012, ndërsa dëshira për të vazhduar të mbajë veshur fanellën e zikalërve qëndron akoma.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit zikaltër po përgatisin rinovimin me “gardianin” 38-vjeçar, ku do t’i ofrohej një kontratë deri në 2024, ndërsa paga e tij pritet të jetë prej 3.5 milionë eurosh në sezon do të reduktohet në akordin e ri.

Në qershor do të zbarkojë Andre Onana, i cili do të vijë me parametra zero nga Ajax. Portieri afrikan do të rivalizojë fort për një post titullari me Handanovic, me Inzaghin që është i qetë në lidhje kuadratin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.03.2022 15:52