“Halloween” te prona e Pique, gjenden 250 varre në tokën e tij

Gerard Piqeu ka bërë shpesh tituj në gazeta që pas ndarjes me Shakira dhe marrëdhënies së tij me Clara Chia.

Ai është gjithashtu i njohur për sipërmarrjet e tij të shumta të biznesit dhe këtë herë një histori tjetër ka dalë në ph që përfshin emrin e mbrojtësit të Barcelonës.

Pique ka investuar në një projekt për të ndërtuar një hotel lukzoz në Malaga. Në vitin 2015 ai bleu tokën që ndodhet në Costa del Sol për rreth 20 milionë dollarë.

Mergjithatë, projekti ka ngecur pasi aty ku ndodhet prona e Pique u gjetën 250 varre. Tani do të duhet të kryhen studime përkatëse për të kuptuar saktësisht se nga cili shekull janë.

“Ne kemi gërmuar dhe kemi gjetur rreth 250 varre, shumica dërrmuese e të cilave janë bosh”, shpjegoi arkeologu Alberto Cumpian.

“Ndoshta, varret nuk janë përdorur kurrë dhe nuk janë mjaft të vlefshme për t’u ruajtur. Është një nga nekropolet më të mëdha në vend”.

Arkeologu tha se projektit duhet t’i jepet drita jeshile për të vazhduar në janar të vitit 2023. Ai beson se nuk duhet të ketë më komplikime në përpjekje për të ndërtuar një objekt në atë tokë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.10.2022 10:45