Habit Buffon, zgjedh klubin e ri ku do të transferohet

20 vite pasi luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Parmës dhe pasi u shenjtërua në këtë periudhë kohore si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, Gianluigi Buffon është gati të kthehet atje ku filloi gjithçka.

Në fakt, siç raportohet nga “Sky”, kthimi i tij në klubin parmalat është shumë afër. Buffon, i cili më 11 maj njoftoi përfundimin e aventurës së tij të gjatë me Juventusin, në të vërtetë i ka thënë “po” Parmës, por detajet e fundit që duhet të çojnë në “tymin e bardhë” përfundimtar mungojnë.

Për ta bindur atë ka mjaftuar një projekt 2-vjeçar, mundësia e përfundimit të karrierës së tij fantastike atje ku e filloi dhe perspektiva për të fituar një vend në mesin e tre portierëve që do të shkojnë në Kampionatin Botëror të ardhshëm.

Buffon, i cili gjithashtu ka marrë oferta nga jashtë në javët e fundit, duke përfshirë atë të Barcelonës, që i ofroi atij një rol të dytë, ka vendosur të mos largohet nga Italia dhe ka parë te Parma projektin më të mirë ndonjëherë, për të vazhduar të luajë futboll.

Për të konfirmuar thashethemet, në “Parma Today” janë fjalët e agjentit të tij, Silvano Martina: “Parma është një pistë e vlefshme, por unë nuk duhet të vendos përfundimisht për të. Gjithçka është akoma e hapur, Gigi po konsideron të gjitha hipotezat. Midis tyre është dhe Parma. Do ta takoj këtë javë për të folur mbi të ardhmen. Le të shikojmë se çfarë do të ndodhë”.

Në moshën 43 vjeç, ai po përgatitet të jetojë një aventurë të re dhe ndjenja është se operacioni mund të mbyllet mjaft shpejt.


Shtuar 13.06.2021 14:45