Erling Haaland do të largohet nga Borussia Dortmund dhe verdhezinjtë duhet të gjejnë një sulmues tjetër që garanton gola.
Verdhezinjtë po shikojnë si opsion Timo Werner, i cili te Chelsea nuk po e gjen veten por në Bundesliga ka shënuar goxha me fanellën e Leipzig.
“Sky Germany” shkruan se Dortmund ka pasur kontakte me menaxherin e tij, Volker Struth, pasi mbyllën marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Niklas Sule.
Ky operacion nuk është i lehtë, nisur nga paga e lartë e Werner te kampionët e Europës, por edhe nga pretendimet që Chelsea mund të ketë për vlerën e kartonit. /h.ll/albeu.com