Ervin Salianji ka deklaruar se qëndrimi i Berishës për të mos u larguar nuk i shërben opozitës, por vetëm Edi Ramës. Gjatë një interviste televizive, Salianji u shpreh se nga pikëpamja legale statutore, Berisha nuk është kryetar nga momenti i daljes së rezultatit që mund të jetë fundi i majit.
Salianji theskoi se bazuar në nenin “Basha” i mirtauar nga Berisha, ai nuk është më kryetar dhe nuk ka të drejtë rikandidimi, pas humbjeve të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Në fund, ish-deputeti demokrat tha se ngërçi për statutin zgjidhet me një padi, por nuk dëshiron ti jap një avantazh Ramës duke e lënë PD dyerve të gjykatës.
Të lidhura
“Unë kam në plan të bëj politikë, siç e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të patur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës. Berisha tha që Basha ka përgjegjësi se nuk mbron votën, se që vidheshin zgjedhjet ishim të gjithë të një mendimi.
Por mua s’mi vjedh zgjedhjet Edi Rama dhe për shkak se nuk mi vjedh, vendos një nen i quajtur “Basha”, ku u përcaktua që të hiqeshin elementët se është farsë apo jo, nëse partia humb zgjedhjet, kryetari lë mandatin dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Nga pikëpamja legale statutore, Berisha nuk është kryetar nga momenti i daljes së rezultatit që mund të jetë fundi i majit, praktikisht nuk ka proces për zgjedhjet në parti.
Unë po i besoj procesit politik, që duhet ndryshim në PD, duke i dhënë rrugë nëpërmjet këtij procesi. Por nga pikëpamja ligjore, një padi e thjeshtë në gjykatën e Tiranës e fut PD në një ngërc tjetër, por unë s’dua ti jap një avantazh tjetër Ramës duke e lënë PD dyerve të gjykatës, por që zgjidhet nga pikëpamja ligjore kjo, dihet. ” tha Salianji.

