Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji tha se rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ishte i dobët. Gjatë një interviste televizive, Salianji deklaroi se duhet nxitim i madh pasi PD ndodhet prej 13 vitesh në opozitë.
Salianji foli edhe për protestat e Partisë Demokratike, për të cilat tha se ishte e dobët në pjesëmarrje për shkak se janë shmangur njerëzit në struktura që kanë kontribut dhe mbështetje.
Të lidhura
“Ne kemi 13 vite në opozitë, nuk duhet durim, duhet nxitim i madh, reagim i fortë, përballje e fortë. Çfarë durimi të kemi ne, kemi 13 vite në opozitë dhe jemi shumë më dobët se më parë. Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ishte i dobët. Të gjithë elementët që kanë të bëjnë me deformimin e vullnetit të zgjedhësve janë të njëjtat si më parë. Ndërsa sot kemi rezultat edhe më të dobët.
Ka gabuar në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, mosrespektimi i kontributeve të njerëzve me vlera në PD. Një arsye pse protesta ishte aq e dobët në pjesëmarrje është për shkak se janë shmangur njerëzit në struktura që kanë kontribut dhe mbështetje. PD aq njerëz i mbledh në një qytet”, tha Salianji.

