Agjenti i sulmuesit norvegjez, Mino Raiola në janar do futet në bisedime me klubin e Manchester City-t për Erling Haaland.
Sipas The Times, Raiola gjithnjë e më shumë po e afron sulmuesin e shumëkërkuar me klubin e Premier League.
Norvegjezi ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro, që mund të bëhet aktive në verë dhe shume klube të mëdha evropiane e duan.
Sidoqoftë, agjenti Mino Raiola ka vendosur që në janar të nis negociatat me “Qytetarët”, që në fakt ishte ish klubi i babait të futbollistit.
Ndërkohë, klubet e tjera që duan ta blejnë janë: Manchester United, Chelsea, Real Madrid, Barcelona, Juventus, Inter dhe Bayern Munich./