Granit Xhaka para sfidës së radhës: Nuk mjafton 70% për të fituar, respekt për çdo rival

Leverkusen do të kërkojë 3 pikët ndaj Holstein Kiel, takim ky që do luhet për kampionatin. Në prag të kësaj sfide, mesfushori shqiptar i kampionëve të Gjermanisë, Granit Xhaka ka thënë se skuadra duhet të japë më të mirën në fushë, pasi vetëm kështu mund të fitojë.

“Nëse kemi ndjenjën se mund të fitojmë të shtunën vetëm duke dhënë 70 për qind, kjo do të jetë e gabuar. Ne respektojmë çdo kundërshtar. Të gjithë kanë cilësitë e tyre, të mirat dhe këqijat, qoftë Milani, Bayerni apo Kieli”, ka thënë Xhaka për “Kicker”.

“Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Kjo ishte edhe arma jonë në sezonin e kaluar. Nuk jam shumë i shqetësuar për këtë sepse kemi mjaft lojtarë me përvojë” – tha ai.


Shtuar 3.10.2024 21:53