Gjyqtari sëmuret në ndeshjen e Kupës së Botës, del nga fusha me barelë (VIDEO)

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës nga Afrika,  mes të Bregut të Fildishtë dhe Etiopisë  u kthye në kaos në minutat e fundit.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Charles Bulu u largua nga fusha me barelë pasi që nuk ishte në gjendje të vazhdoj referimin.

 

 

Kur po zhvillohej minuta e 30-të ai ishte në gjendje të keqe dhe për një çast u rrëzua në tokë.

Në pamjet e postuar në Twitter , gjyqtari shihet duke ecur ngadalë drejt stafit mjekësor para se të mbyllte sytë dhe të binte përtokë.

Bulu u trajtua në fushë para se të merrej me një barelë, me raporte që sugjeronin se ai u dërgua në një spital lokal për analiza.

Zyrtari i katërt që zuri vendin e Bulu nuk ishte në gjendje të merrte përgjegjësinë për pjesën e mbetur të ndeshjes sepse ai ishte vendas dhe mund të ishte akuzuar për paragjykim ndaj nikoqirëve.

Pas diskutimeve, ndihmësi i gjyqtarit kenian Gilbert Cheruiyot u plotësua si gjyqtar për të mbikëqyrur minutat e fundit të ndeshjes.

Shtuar 31.03.2021 09:03