Plagosi me thikë të riun, arrestohet 26 vjeçari në Durrës

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në Durrës, me iniciale D.B., pasi akuzohet  se dy ditë më parë ka plagosur me thikë E. N. (A), 27 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje, dy ditë më parë u arrestua një tjetër i ri. Në lidhje me këtë ngjarje tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç”, njofton policia.


Shtuar 31.03.2021 09:30