Nis dita e katërt e vaksinimit, Manastirliu premton se do mbërrijnë sërish vaksina Pfizer (VIDEO)

Ka nisur dita e katërt e vaksinimit masiv të qytetarëve kundër koronavirusit. Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka ndarë pamje nga procesi i vaksinimit nga çadrat e ngritura në sheshin Skënderbej, teksa përshëndet të moshuarit dhe i uron shëndet, u këshillon të mos neglizhojnë masat e marra me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Manastirliu u shpreh se gjatë muajit prill do të vijnë dhe 20 mijë dozat e vaksinave anti- Covid nga kompania farmaceutike Pfizer. Sipas ministres, java e parë e muajit prill do të nisë me mbërritjen e 7 mijë dozave.

“Jemi në pritje të vijimit të furnizimit me vaksina, presim nga kontrata me kompaninë Pfizer, të kemi sërish gjatë prillit rreth 20 mijë doza.

Brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para dhe më tej deri në datën 19 20 mijë doza.

Më tej sipas kalendatit presim dhe dozat e blera nga kompania turke. Gjithashtu do vijojmë me intensifikimin e gjithë procesit të vaksinimit.

Të gjithë ekipet e vaksinorëve po bëjnë një punë shumë të mirë, në tre ditë radhazi kemi kryer në 50 mijë vaksinimee tregon që kapacitetet tona janë të mjaftueshme e jemi të përgatitur të rrisim numrin e vaksinimeve”, ka thënë Manastirliu.


Shtuar 31.03.2021 09:31