Byron Moreno, gjyqtari që gjykoi në Kupën e Botës 2002 dhe u bë i njohur, pas ndeshjes Koreja e Jugut – Italia, është kthyer të flas për atë ndeshje dhe shumë gjëra tjera.
Në Ekuador ai është një yll i vërtetë dhe njerëz që e ndalojnë të bëjë selfie dhe marrin autografe.
Njëzet vjet pas asaj ndeshje, Moreno thotë se merr ende sharje herë pas here nga italianët, por ai insiston se ka gjykuar mirë: “Unë do t’i jepja vetes notën 8.5” , tha ai me krenari në një intervistë për Gazzetta dello Sport.
“Ajo ndeshje është në Top 3 që kam drejtuar ndonjëherë”.
“FIFA nuk më ka larguar kurrë, isha unë që u largova në 2002 në një moment të caktuar. Në dhjetor 2002 u konsiderova i pafajshëm, nuk kisha asnjë faj”, deklaroi ai.
Përjashtimi i Francesco Tottit për një kërkim penalltie që u kthye në simulim, goli i rregullt i anuluar i Damiano Tommasit, mospërjashtimi i Sun-hon Hëang dhe një sjellje në kufi me arrogantin dhe mendjemadhin, kishe bërë që shumë italianë të çmendeshin me gjykimin e tij në atë ndeshje.
“Për shembull, kartoni i kuq i Tottit ishte një nga incidentet më të kritikuara, por nëse shikoni videon, lojtari korean e merr topin i pari. Italiani pëson dhe bie, duke tentuar të simulojë një faull, për këtë arsye u ndëshkua për herë të dytë”.
“Rregullat kërkojnë një karton të verdhë për simulim. I respektova rregullat dhe imazhet janë të qarta. Totti as nuk proteston, janë Christian Vieri dhe Angelo Di Livio ata që ankohen”.
“Nëse një lojtar ndëshkohet dhe nuk proteston, ai e di se është në gabim. Ky ishte qëndrimi i Tottit kur pa kartonin e kuq”.
“Sun-Hon Hwang preu Gianluca Zambrotta në minutën e 72 – të dhe ai u detyrua të largohej nga lëndimi. Kjo është e vetmja situatë që më bëri të reflektoj ndër vite. Duke u kthyer, duhet t’i kisha dhënë një karton të kuq lojtarit korean”, tregon ai.
Largimi nga referimi dhe arrestimi për droge
Moreno u përjashtua si nga FIFA ashtu edhe nga federata ekuadoriane në vitin 2003, pasi dha 13 minuta shtesë dhe një penallti të diskutueshme, derisa skuadra Liga Quito mori fitoren.
“Kishte ndërprerje, një gjyqtar duhet t’i marrë parasysh ato kur jep kohën shtesë”, thotë se Moreno, duke e mohuar që ndihmoi skuadrën fituese.
Në shtator 2010, Moreno u arrestua në aeroportin JFK në Nju Jork duke mbajtur 6 kg heroinë.
“Ajo ishte një ditë e shëmtuar në karrierën time. Të gjithë e dinë pse e bëra, më kërcënuan dhe më detyruan të mbaja heroinën. Jeta e gruas sime ishte në rrezik”, rrëfeu ai. /Telegrafi/