Një ndër rivalët kryesor të Manchester Cityt në Ligën Premier raportohet se ka mbajtur bisedime lidhur me një transferim të mundshëm të Jack Grealish.
Jack Grealish u bë blerja më e shtrenjtë në histori të Ligës Premier kur ai iu bashkua Cityt për 100 milionë euro nga Aston Villa në 2021.
None found
Yllit anglez iu desh kohë për t’u përshtatur me ekipin e Pep Guardiolës gjatë sezonit të tij të parë në klub, por në sezonin e tij ai u përmirësua dukshëm dhe luajti një rol kyç në fitimin e tripletës.
Teksa anglezi ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij gjashtëvjeçare me Cityn, ai po lidhet me një kalim sensacional tek Chelsea.
Sipas gazetarit Simon Phillips, Chelsea mund të shpenzojë shuma të mëdha parash, përkundër faktit që shpenzuan mbi 1 miliardë euro që prej se Todd Boehly dhe Clearlake Capital morën përsipër klubin në 2022.
“Një tjetër sulmues që kam marrë informata se po diskutohet tek Chelsea së fundmi, është Jack Grealish i Manchester Cityt”.
“Chelsea ka raporte të mira me Cityn dhe natyrisht, ata kanë nënshkruar me Raheem Sterling dhe Cole Palmer nga ta gjatë viteve të fundit, që të dy me çmime të arsyeshme”, ka thënë Philipps. /Telegrafi/
Aktorja Egla Ceno përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar protestat kombëtare kundër qeverisë, që sot janë në ditën…
Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për gushtin e vitit 2026, e cila ishte 68.675 denarë, ajo është rritur…
Studentët bënë thirrje që qytetarët të i'u bashkohen protestës së tyre që do të mbahet nesër. Sipas tyre, ata do…
Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë dhe zhvillimet rreth ish-presidentit Hashim…
Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale në…
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të 23 personave të zhvarrosur së fundmi në…