Studentët kanë njoftuar se të hënën do të organizojnë një protestë në Prishtinë, ndërsa kanë ftuar qytetarët t’u bashkohen në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
None found
Marshimi do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe do të vijojë drejt sheshit “Skënderbeu”. Fjalimet e studentëve janë planifikuar të fillojnë në orën 12:00.
Flon Kastrati nga Parlamenti Studentor deklaroi se protesta synon të përcjellë një mesazh uniteti, dinjiteti dhe solidariteti në një periudhë të rëndësishme për vendin.
Kastrati bëri të ditur se studentët e Universitetit të Prishtinës, së bashku me përfaqësues nga universitete të tjera publike dhe private, kanë hartuar një memorandum me gjashtë pika. Dokumenti do të lexohet nga studentët dhe do të publikohet pas përfundimit të marshit.
Donart Humolli, koleg i Kastratit, tha se studentët e konsiderojnë reagimin ndaj aktgjykimit një detyrim moral dhe përgjegjësi qytetare.
Sipas tij, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë një vendimi që e vlerëson si thellësisht të padrejtë ndaj çlirimtarëve. Humolli theksoi se ata që kontribuuan për lirinë e vendit dhe mundësuan që studentët të arsimohen të lirë, aktualisht ndodhen në Hagë.
Ai kërkoi nga institucionet mbështetje financiare deri në përfundimin e procesit gjyqësor dhe deri në kthimin e çlirimtarëve në vendin e tyre.
Humolli kërkoi gjithashtu mbështetje të pakushtëzuar financiare, si dhe përkrahje të plotë politike e morale për të akuzuarit, deri në përfundimin e procesit dhe kthimin e tyre pranë familjeve.
Duke e cilësuar situatën si të vështirë dhe të rëndë, ai tha se studentët e shohin të domosdoshme një thirrje për unitet kombëtar.
Organizatorët presin që protestës t’i bashkohen studentë nga qytete të tjera, universitete publike e private, si dhe studentë nga Maqedonia e Veriut.
Studentët shprehën mbështetjen e tyre ndaj kësaj çështjeje dhe u kërkuan subjekteve politike të tregojnë më shumë unitet në këto momente.
Edhe në Peshkopi u regjistruan këtë të hënë disa incidente, ku efektivët e policisë tentuan të shoqëronin disa të rinj…
Policia e Tiranës ka publikuar një video dhe një njoftim lidhur me incidentet e regjistruara në kryeqytet gjatë protestave të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De…
Kodi Penal do të jetë gati dhe do të dorëzohet për mendim deri në fund të muajit, tha ministri i…
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga…
Një çerek shekulli pas atentatit afër Skënderajt, ku u vra edhe Besim Dajaku dhe u plagos Gani Geci, mbeten pyetje…