Categories: sport

U ble për mbi 100 milionë funte dhe mungoi në ekip, Jack Grealish sqaron arsyen dhe hedh poshtë zërat

Jack Grealish ka kundërshtuar raportimet se trajneri Enzo Maresca e ka përjashtuar nga turneu parasezonal i Manchester Cityt.

Futbollisti anglez nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Hong Kongut dhe Seulit, ku ekipi po përgatitet për sezonin e ri të Ligës Premier. Mungesa e tij u pa si tregues se ai nuk përfshihej në planet e Marescës.

Të lidhura

None found

Megjithatë, përmes një reagimi në rrjetet sociale, Grealish bëri të ditur se ende po rikuperohet nga një lëndim dhe se kjo është arsyeja e vetme pse nuk është bashkuar me stërvitjet.

“Sa për sqarim, vazhdoj të jem në fazën e rikuperimit nga një lëndim dhe për këtë arsye nuk jam kthyer ende në stërvitje”.

“Nuk më kanë ‘lënë jashtë’, ndaj mjaft me këto budallallëqe. Faleminderit”, shkroi Grealish në seksionin e komenteve të një postimi në Instagram, i cili u fshi më vonë.

30-vjeçari iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2021, kur u transferua nga Aston Villa për 100 milionë funte. Gjatë periudhës së tij në “Etihad”, ai ka fituar tre tituj të Ligës Premier.

Grealish ishte gjithashtu pjesë e ekipit që siguroi tripletën historike në sezonin 2022/23. Më pas, ai e humbi dalëngadalë vendin në formacionin e Pep Guardiolës, ndërkohë që pati raportime për probleme jashtë fushës.

Sezonin e kaluar, sulmuesi luajti te Evertoni në formë huazimi. Gjatë javëve të fundit, ai ka shtuar ritmin e rikuperimit pas operacionit në këmbë të kryer në muajin shkurt, me objektivin për t’i dëshmuar Marescës se meriton të jetë pjesë e skuadrës.

Kontrata e Grealishit me Manchester Cityn ka hyrë në vitin e fundit, ndërsa Maresca ka folur në mënyrë pozitive për lojtarin anglez.

“Për momentin, ai ndodhet këtu. Me Jackun kam pasur një raport të mirë që prej kohës kur u largova”.

“Kemi vazhduar të komunikojmë, pasi ai është një djalë shumë i mirë dhe ka një zemër të madhe”, deklaroi trajneri i Manchester Cityt.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

2 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

2 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

2 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago