Gjermania kërkoi të shpalosë flamurin e LGBT në “Allianz Arena”, kjo është përgjigja e UEFA-s

Në një vendim të marrë së fundmi, UEFA ka bllokuar tentativën e Kombëtares Gjermane për të ndezur me ngjyrat e flamurit LGBT stadiumin “Allianz Arena”. Të mërkurën, “panzerat” do të sfidojnë Hungarinë dhe dëshira e tyre ishte që stadiumi të ndriçohej më ngjyrat karakteristike të këtij komuniteti, por një gjë të tillë UEFA e ka cilësuar si një kauzë me kontekst politik.

Gjithashtu ka pasur akuza për banderola anti-LGBT të shfaqura në Budapest në fillim të turneut dhe Hungaria sapo ka miratuar një ligj që ndalon shkollat ​​të postojnë përmbajtje që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.

Gjermania shpesh është shfaqur si mbështetëse e fortë e këtij komuniteti, por UEFA ka vendosur që “Allianz Arena” në pjesën e jashtme të mbulohet me këto ngjyra.

Në një deklaratë për mediat, UEFA sqaron:
“Racizmi, homofobia, seksizmi dhe të gjitha format e diskriminimit janë një njollë në shoqëritë tona dhe përfaqësojnë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet futbolli sot. Megjithatë, UEFA, përmes statutit të saj, është një organizatë neutrale politikisht dhe në aspketin fetar. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese, UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë.”

Mesfushori i Gjermanisë, Leon Goretzka së fundmi ka deklaruar se “ne që përfaqësojmë futbollin duhet të japim mesazhe kundër homofobisë”.


Shtuar 22.06.2021 12:25