Gjeorgjia, një kundërshtar i veçantë për 16 lojtarë të kombëtares kuqezi

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë sezon të ri në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45. Në një stadium të mbushur plot (janë shitur të gjitha biletat), pas suksesit historik përballë Ukrainës, kuqezinjtë e Silvinjos do të synojnë fitoren e radhës, që të marrin vendin e parë në grup (edhe Gjeorgjia fitoi ndeshjen e parë të grupit kundër Çekisë).

Dy skuadrat janë ndeshur 9-të herë me njëra-tjetrën dhe Gjeorgjia është një kundërshtar i veçantë për disa nga lojtarët kuqezi, pasi disa prej tyre kanë bërë debutimin me fanellën kuqezi kundër kësaj skuadre.

Nga lojtarët aktual të skuadrës kombëtare, Elseid Hysaj është ai që ka debutuar me fanellën kuqezi kundër Gjeorgjisë. Por nuk është vetëm mbrojtësi, ai që ka nisur rrugëtimin e tij me fanellën kuqezi kundër gjeorgjianëve.

Janë plot 16 lojtarë që kanë debutuar në kombëtare. Armando Sadiku, Hamdi Salihi, Debatik Curri, Admir Teli, Alban Hoxha, Edgar Çani, Hair Zeqiri, Emiljano Vila, Saimir Ujkani, Erion Xhafa, Bekim Kastrati, Artir Maxhuni, Armir Grima, Sokol Prenga dhe Ardian Mema janë ata që kanë debutuar me Shqipërinë ndaj Gjeorgjisë.


Shtuar 9.09.2024 18:56