Atletico Madrid ka marrë pikë të plota të shtunën ndaj Girona në kuadër të Javës së tridhjetë në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar në në “Civitas Metropolitano” është mbyllur me rezultat 3-1.
Ndeshja nisi me një shok të madh për vendasit, pasi Dovbyk ka shënuar për Girona në minutën e katërt. Megjithatë, Atletico Madrid nuk është trembur dhe është rikthyer duke shënuar tri herë.
Griezmann ishte protagonisti i kësaj fitore, duke shënuar dy herë (në minutat 34′ dhe 50′), ndërsa Correa duke shënuar në një rast tjetër (minuta 45 + 6′).
Përballë përpjekjeve të Girona për të rikthyer ndeshjen, portieri i Atletico Jan Oblak ka qëndruar i pamposhtur duke arritur të reagojë si duhet sidomos në rastet e krijuara nga Herrera dhe García.
Pas kësaj ndeshje, Atletico Madrid ka konsoliduar pozitën e katërt në tabelë me gjashtëdhjetë e një pikë, ndërsa Girona mbetet e treta në tabelë me gjashtëdhjetë e pesë pikë.
Tabela e La Liga vazhdon të kryesohet nga Real Madrid me shtatëdhjetë e pesë pikë.