Giacomo Vrioni është lojtari më i ri i New England Revolution. Sulmuesi shqiptar është zyrtarizuar te klubi i MLS amerikane, pak minuta më parë.
Për kartonin e 23 vjeçarit kuqezi, ekipi i njohur u desh të paguajë 4 milionë euro, të cilat shkojnë në arkat e Juventusit.
Vrioni zhbilloi paraqitje fantastike sezonin e fundit me Tirol në Austri. Ai luajti 28 ndeshje, ku shënoi 19 gola. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij me skuadrën e re.