Gazzetta dello Sport shkruan se përse ky Inter është për Skudeto

Inter është rritur shumë në periudhën e fundit dhe është bërë një ekip gjithnjë e më shumë në garën për Scudetto. Sekretet gjenden në 10 baza që skuadra e Inzaghit di t’i shfrytëzojë në mënyrë perfekte. E para është gjuajtja nga jashtë e cila me rritjen e Calhanoglu është një armë shtesë padyshim jo për t’u nënvlerësuar, si dhe goditjet e lira, ku një pasuri është edhe Dimarco.

Më tej, zikaltërit me Dzekon janë përmirësuar shumë në lojën ajrore dhe nuk kanë humbur asgjë në oportunizëm, pasi ai dhe Lautaro përfitojnë nga gabimet e kundërshtarëve. Dy sulmuesit kanë treguar se mund të godasin edhe në akrobaci dhe mbi të gjitha në kundërsulm, ku Correa është mjeshtër, pasi tashmë ka pasur Inzaghin te Lazio.

Së fundi, në lidhje me lojën e Contes, kjo skuadër ka një model fiks për faullet në anën sulmuese, presion të qartë, është shumë më i mirë në futjen e mesfushorëve, gjithnjë e më shpesh, dhe përdor në mënyrë perfekte goditjet nga këndi me Calhanoglu dhe Dimarco të përsosur në ekzekutim, shkruan “GazzettadelloSport”./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.11.2021 09:54