Gazetari Josep Pedrerol: Lewandowski përfundon i 3-ti, Messi favorit për Topin e Artë

Robert Lewandowski përfundon i 3-ti teksa Lionel Messi u përfol për të fituar Topin e Artë të shtatë.

Robert Lewandowski thuhet se ka përfunduar i treti në renditjen e Topit të Artë të këtij viti, me Lionel Messin që ka fituar çmimin e tij të shtatë, raporton albeu.com.

Rezultatet zyrtare do të shpallen të hënën e ardhshme, por sipas thashethemeve, sulmuesi i Bayern Munichu do të humbasë sërish trofeun e lakmuar.

Lewandowski ishte favorit për të fituar çmimin këtë vit pas arritjes së tij të pabesueshme duke thyer shifrën e të gjitha kohërave të Gerd Muller prej 40 golave në një sezon të vetëm në Bundesligë. Ai gjithashtu ka shënuar 25 gola të pabesueshëm në 19 ndeshje në të gjitha garat tashmë.

Megjithatë, sipas gazetarit spanjoll Josep Pedrerol, Lewandowski është lënë mënjanë nga Messi dhe Karim Benzema, i cili përfundon i dyti në garën për Topin e Artë. /albeu.com/