Gati statuja, Aguero do të largohet nga City pas një dekade

“Kur mbyllet një cikël, lindin shumë ndjesi”.

Kështu e nis Sergio Aguero, në Twitter, letrwn e lamtumirws për tifozët e Manchester City-t. Drejtuesit, në fakt, kanë vendosur të mos ia rinovojnë kontratën argjentinasit, që i skadon në qershor, siç thuhet me një lajm në faqen zyrtare të klubit.

“Tek unw mbetet një ndjenjë e madhe kënaqësie dhe krenarie qw kam luajtur për Manchester City-t për 10 sezone të plota, gjë që është e pazakontë për një lojtar profesionist këto ditë,” – vazhdon “El Kun”. – “10 sezone me rezultate të rëndësishme, gjatë të cilave arrita të bëhesha shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe të krijoja një lidhje të pathyeshme me të gjithë ata që e duan këtë klub, njerëz që do të jenë gjithmonë në zemrën time”.

“Manchester City do t’i japë një lamtumirë të ngrohtë dhe emocionale sulmuesit legjendar, Sergio Aguero, kur kontrata e tij tw skadojw, këtë verë”, lexohet në faqen zyrtare të ekipit të “Al Mubarak”.

“I vlerësuar nga tifozët e City-t dhe një ikonë globale e futbollit, Aguero është një nga lojtarët më të dekoruar që ka veshur fanellën blu.”

Presidenti I Citizens, Khaldoon Al Mubarak, zbuloi se, ashtu si David Silva dhe Vincent Kompany, pwr Agueron do tw ngrihet një statujë. Karriera e tij do të mbahet mend pwrgjithmonw me instalimin e mozaikëve të përkushtuar dhe të përhershëm në Akademinë e Futbollit të City-t. Al Mubarak mw tej shtoi:

“Kontributi i Sergios te Manchester City gjatë 10 viteve të fundit nuk mund të nwnvlerësohet. Legjenda e tij do të mbetet e ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në kujtimet e të gjithë atyre që e duan klubin dhe ndoshta edhe atyre që thjesht e duan futbollin. Nuk është ende koha për fjalë lamtumire dhe fjalime. Ka ende shumë për të bërë deri nw fund tw sezonit nga Aguero, ne po presim me padurim kontributin e tij në sfidat që kanwmbetur.”


Shtuar 30.03.2021 09:52