Legjenda braziliane e Interit flet për Lukakun: I jashtëzakonshëm, po ma kujton Drogban

Lucio, ish-mbrojtësi brazilian ka folur për mundësinë e Interit për ta fituar Scudetton gjatë këtij viti. Ai poashtu foli edhe për formën e Romelu Lukakus.

Braziliani i cili fitoi tripletën me Jose Mourinhon në klubin italian, thotë se me Conten mund të bëhet e mundur, sepse ai punon shumë.

 

 

“Kam kaluar një kohë me të në Juventus. Ai është një trajner i mirë dhe shumë kërkues. I pëlqen të punoj shumë”, ka thënë Lucio.

42-vjeçari foli edhe për formën e Romelu Lukakus, duke e krahasuar sulmuesin belg me legjendën e Chelseat, Didier Drogba.

“Lukaku ka një forcë të jashtëzakonshme. Ai këtë forcë s’e përdor vetëm për vetën e tij, por për të gjithë ekipin. Ai shënon gola. Më kujton shumë Didier Drogban. Ka ngjashmëri në aspektin e lojës edhe me Zlatan Ibrahimovicin”, vazhdoi tutje ish-futbollisti i njohur.

Pas 28 xhirove në Serie A, Interi i Contes kryeson tabelën me 65 pikë, plus një ndeshje më pak.

Shtuar 30.03.2021 09:03