Manastirliu “vë në rresht” gjyshet dhe gjyshërit: Dritë në sytë e tyre (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video ku duken disa të moshuar që kanë marrë “Sinovac”, në ditën e dytë të vaksinimit masiv.

Ata thonë se janë të lumtur për nisjen e këtij procesi, ndërsa ka nga ata që fillimisht kanë qenë skeptikë për marrjen e vaksinës

Manastirliu thotë se drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga vaksinimi masiv në të gjithë vendin, e mbush me gëzim.

“Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga covid19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, shkruan ministrja.

Në ditën e dytë të vaksinimit masiv të grupmoshës mbi 70 vjeç, në të gjithë vendin u kryen 20 414 vaksinime në total.


Shtuar 30.03.2021 09:49