Italia do të luajë kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Europianit, por “axurrët” nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve të tyre.
Ashtu si nga krahu tjetër edhe spanjollët janë pa mbështetësit në këtë ndeshje pasi ndeshja zhvillohet në “Ëembley”.
Të lidhura
None found
Vendi është mbërthyer sërish në rregullat e ashpra për shkak të shpërthimit të variantit të ri të COVID, ndërsa në stadium do të jenë vetëm tifozët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar për të mos rrezikuar shpërthimin e mëtejshëm të pandemisë. Kjo e ka shqetësuar edhe më shumë trajnerin Mancini që e cilëson garën si të padrejtë.
“Fakti se nuk do të ketë tifozë nga Italia dhe Spanja e bën këtë garë të padrejtë. Sigurisht që është më mirë për ne që të jemi përpara tifozëve tanë sesa përpara disa njerëzve, kjo është e bukura e këtij sportiv. Për mua është e padrejtë që stadiumi nuk do të jetë gjysmë i mbushur me italianë dhe gjysmë i mbushur me spanjollë”, ka thënë Mancini.
