Futbolli shqiptarë në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-lojtari i Vllaznisë Nikoll Gjergji.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku i shpreh ngushëllime familjes së ish-legjendës Shkodrane.
Kjo është një humbje e madhe për klubin shkodran por edhe për gjithë futbollin shqiptar.
Postimi i plotë i Vllaznisë:
“NGUSHËLLIM
Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare një nga emrat e shquar të Klubit të Futbollit Vllaznia ne vitet ’60, Nikoll Gjergji.
Klubi i Futbollit Vllaznia i shpreh ngushëllimet e tij familjes Gjergji për humbjen e njeriut të tyre të dashur por njëkohësisht kjo është një humbje e madhe edhe për klubin tonë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”