Real Madridi dhe Arda Güler kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës së talentit turk.
Të lidhura
None found
Fabrizio Romano raporton se gjithçka është dakordësuar dhe se tashmë ka mbetur vetëm përcaktimi i momentit kur klubi spanjoll do ta bëjë njoftimin zyrtar.
Marrëveshja aktuale e 21-vjeçarit është e vlefshme deri në vitin 2029, por “Los Blancos” kanë vendosur ta shpërblejnë me një rritje të ndjeshme page për paraqitjet e tij të mira dhe vazhdimësinë e treguar.
Güler ishte ndër futbollistët më pozitivë të Real Madridit gjatë sezonit të kaluar dhe e ka ruajtur këtë nivel edhe në edicionin e ri, tashmë nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Në katër takime këtë sezon, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë tri asistime, statistika që dëshmojnë peshën e tij në skemat e trajnerit portugez.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Reali synon të sigurojë për një periudhë të gjatë shërbimet e një prej talenteve kryesorë të skuadrës.
