Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Kuvendi i Kosovës votoi pro tri projektligjeve që ratifikojnë marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian, të lidhura me programet IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA 2026–2027.
Të lidhura
None found
Me miratimin e amendamentit nr. 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2021, mund të vijojnë procedurat për kontraktimin dhe përdorimin e 22.2 milionë eurove nga fondet e BE-së.
Marrëveshjet e tjera parashikojnë mundësinë e kontraktimit dhe shfrytëzimit të 55.7 milionë eurove në mbështetje nga Bashkimi Evropian.
Programi IPA 2026–2027 përfshin projekte me vlerë të përgjithshme 193.856 milionë euro. Rreth 180.5 milionë euro të kësaj shume do të financohen nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesa e mbetur do të sigurohet përmes bashkëfinancimit të Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të tjerë zhvillimorë.
