Fundjava sportive vazhdon me futbollin e ligave evropiane. Duke filluar nga ora 13:30, Tottenham Hotspur do të ballafaqohet me Brighton & Hove Albion.
Për “Spurs” është e rëndësishme vetëm fitorja, pasi janë në ndjekje të pozitës së katërt, vend ky që ua siguron një vend në Champions League.
Në anën tjetër, Brighton, pas mposhtjes së Arsenalit në fundjavën e kaluar, do të tentojë ta befasojë edhe skuadrën tjetër nga Londra.Premier League do të dhurojë ndeshje interesante edhe në orën 16:00, ku Manchester United dhe Arsenal do të luajnë ndaj Norwichit dhe Southamptonit.
“Djajtë e Kuq” do e presin në “Old Trafford” skuadrën e Milot Rashicës e cila rrezikon seriozisht rënien nga liga. Për të udhëhequrit e Ralf Rangnick fitorja është jetike në mënyrë që t’i mbajnë gjallë shpresat për një vend në Champions League në vitin e ardhshëm.Rivali direkt i “Djajve të Kuq”, Arsenali, do t’i shkojë Southamptonit në St Marry Stadium për t’i shlyer gabimet e dy ndeshjeve të kaluara të cilat i humbi ndaj Crystal Palace dhe Brighton.
Ndeshje interesante do të ketë edhe në Serie A, aty ku Juventusi, tashmë i përjashtuar nga gara për Sccudetto, do të ketë punë me Bolognan.“Zonja e Vjetër”, më fillim nga ora 18:30, do ta presë Bolognan e vendit të 12. Me titullin që tashmë duket shumë cak i largët për t’u arritur, skuadra e Massimilano Alegrit do të synojë që të përfundojë sa më lart në tabelë.